Atletico interesohet për sulmuesin e Arsenalit

27 korrik 2021 | 12:10

Klubi spanjoll dëshiron blerjen e Alexandre Lacazette. Sipas ‘Calcio Mercato’, Atletico Madrid po konsideron transferimin e Lacazette gjatë afatit kalimtar të verës.

Klubi spanjoll prej kohësh është në kërkim të një sulmuesi tipik, dhe duket se i ka vënë syrin futbollistit të Arsenalit. Në anën tjetër raportohet se “Topçinjtë” nuk llogarisin më në sulmuesin francez dhe janë të hapur për shitjen e tij për një ofertë rreth 15 milionë euro.

Trajneri i kampionëve të Spanjës është një admirues i lojës së 29-vjeçarit dhe po kërkon me çdo kusht ta ketë në ekip.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava,…