Atletico kërkon Sanchezin

05 qershor 2019 | 16:32

Atletico Madridi i është bashkuar Juventusit dhe Interit në garën për shërbimet e sulmuesit të Manchester Unitedit, Alexis Sanchez njofton të mërkurën “El Mundo Deportivo”.

Te Atletico e shohin Sanchezin si përforcim të duhur për sulmin dhe zëvendësim të Antoine Griezmannit, i cili do të largohet nga ekipi gjatë kësaj vere. Sanchez tashmë është nxjerrë në shitje nga Manchester Unitedi pas paraqitjeve të dobëta që ka patur edicionin e fundit.

30-vjeçari, ka shënuar dy gola dhe ka asistuar katër herë në 27 ndeshje në të gjitha garat për Manchesterin. Kiliani ka kontratë me Manchesterin deri në vitin 2022 kurse karrierë në Evropë ka bërë edhe te Arsenali, Barcelona e Udinese. Ai ka edhje 124 ndeshje e 41 gola të shënuara me Përfaqësuesen e Kilit.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkolla Fillore dhe e Mesme e Ulët “Hasan Prishtina” në…