Aurelien Tchouameni transferohet te Reali

11 qershor 2022 | 14:26

Tashmë gjithçka është zyrtare. Aurelien Tchouameni është lojtari më i ri i Real Madrid.

Lajmin  e ka bërë të ditur vetë klubi madrilen nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku njoftohej se francezi do të mbajë veshur fanellën e “Los Blancos” për 6 vite.

Operacioni është mbyllur për rreth 80 milionë euro, që mund të arrijë në 100 milionë euro në varësi të objektivave.

 “Aurelien Tchouameni është lojtar i ri i Real Madridit. Mesfushori 22-vjeçar u transferua nga Monaco në “Santiago Bernabeu”, thuhej në njoftimin e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrëmë rreth orës 22:15, patrulla policore e policisë kufitare, gjatë…