Autori i dy golave ndaj Anglisë: Krenar që përfaqësoj gjakun tim

11 shtator 2019 | 14:29

Mesfushori Valon Berisha është rikthyer nga lëndimi pas shtatë muajsh.

Kosova e humbi ndeshjen ndaj Anglisë, por Berisha arriti të shënoi dy gola në këtë ndeshje historike për “Dardanët”.

Fotografia e Valon Berisha

“Krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, duke përfaqësuar gjakun tim, familjen time, vendin tim. Si në humbje dhe në fitore ne do të qëndrojmë gjithmonë së bashku! Pas 7 muajve i lënduar ndihem i bekuar që jam rikthyer në fushë dhe e kam mundësinë për të dhënë kontributin tim ashtu siç unë dua. Nuk është rezultati që ne dëshironim mirëpo do të luftojmë më shumë në të ardhmen. Ju tifozë jeni më të mirët në botë, faleminderit!”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.

Fotografia e Valon Berisha

Fotografia e Valon BerishaFotografia e Valon BerishaFotografia e Valon Berisha

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) është duke i vazhduar takimet…