PEK-u vazhdon takimet informuese me qytetarë  

11 shtator 2019 | 14:29

Partia Euroatlantike e Kosovës (PEK) është duke i vazhduar takimet informuese me qytetarë në qytete të ndryshme të Kosovës.

I pari i kësaj partie, Milaim Zeka, së bashku me sekretarin organizativ të PEK-ut, Hysen Gecaj dhe me prof. dr. Xhafer Ismajlin sot do të mbajë takime me qytetarët dhe me strukturat e partisë në qytetin e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Istogut.

Në këto takime, Zeka dhe Gecaj do të bisedojnë me qytetarët lidhur me shqetësimet e tyre dhe për ndryshimet të cilat ata duan t’i shohin pas zgjedhjeve në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në largim i Punëve të…