Autorizohet edhe një kompani kosovare si operator i autorizuar ekonomik   

17 gusht 2023 | 10:50

Dogana e Kosovës avancon më tej me lehtësira tregtare duke rritur numrin e operatoreve të autorizuar ekonomik në vendin tone.

Pas  përmbushjes së kritereve të parapara ligjore, Drejtori i përgjithshëm i Doganës së Kosovës zt. Agron Llugaliu ka ndarë certifikatën e radhës për operatorët e autorizuar ekonomik (AEO ), për kompaninë kosovare importuese/ prodhuese/eksportuese “Sharr Cem” ” SHPK –Hani i Elezit  me nr. AEO 011 e cila njëherë është pjese e kompanisë “Titan Group Company” – Greqi.

Me këtë rast, kjo kompani i ka përmbushur standardet më të larta qe te përfitojnë nga thjeshtësimet e ndryshme te parashikuara nga legjislacioni doganor dhe nga lehtësirat e veçanta qe lidhen me kontrollet doganore për   mbrojtjen dhe sigurinë (OAE- F),  në kuadër të programit të AEO-ve dhe konsiderohet si një partner i besueshëm ne procedura doganore. Dogana e Kosovës është e përkushtuar qe të ju krijoj lehtësira në procedurë subjekteve që plotësojnë kriteret e përcaktuara ne baze te dispozitave ligjore ne fuqi  dhe njëkohësisht te  avancojmë bashkëpunimi me këto kompanitë edhe me tutje.

Një OAE mund të përkufizohet si një operator ekonomik i cili konsiderohet i besueshëm, në kontekstin e procedurave doganore të tij dhe për këtë arsye ka të drejtë të gëzojë përfitime të caktuara në të gjithë Kosovën. Programi OAE është i hapur për të gjithë operatorët ekonomikë, duke përfshirë ndërmarrjet e vogla , të mesme dhe ndërmarrjet e mëdha dhe pa marrë parasysh rolin e tyre në zinxhirin ndërkombëtar të furnizimit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grup relativisht i vogël i serbëve në Komunën e…