Avdijaj në formacionin e javës në Austri

29 prill 2024 | 12:44

Donis Avdijaj ka vazhduar shkëlqimin në elitën e futbollit austriak me skuadrën e tij TSV Hartberg. Ylli nga Kosova ka qenë fantastik të dielën në mesditë, ku ishte më meritori për fitoren e skuadrës së tij TSV Hartberg 3-2 ndaj Austria Klagenfurt.

Avdijaj ishte i pandalshëm për mbrojtjen mysafire duke arritur të realizoj het-trik në këtë sfidë për t’i dhënë tre pikë shumë të rëndësishme skuadrës së tij. Sulmuesi dardan mori notën 9,8 nga “SofaScore” dhe është futur në formacionin e javës në elitën e futbollit austriak.

Formacioni: Stejskal, Andrade, Bacher, Strauss, Flecker, Pass, Kainz, Avdijaj, Seidel, Ljubicic, Gloukh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy marrëveshje, një e vitit 2013 dhe tjetra e vitit…