Avdyli përfundimisht largohet nga Shkëndija

28 dhjetor 2017 | 15:52

Portieri i mirënjohur nga Kosova, Ilir Avdyli, i cili kaloi tek Shkëndija e Tetovës gjatë afatit kalimtar të verës, në mënyrë të dyanshme ka shkëputur marrëveshjen dhe tani është lojtar i lirë.

Nuk dihet ende nëse portieri shtatlartë është në negociata me ndonjë skuadër, mirëpo skuadra e re e tij pritet të zbulohet shumë shpejt. Në të kaluarën ai ishte pjesë e Tiranës, Llapit, Ferizajt, Drenicës dhe KEK-ut.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forma e mirë në edicionin e kaluar, sidomos në këtë…