Avioni shtetëror nga Moska fluturon drejt Uashingtonit, kjo është arsyeja

28 qershor 2023 | 01:34

Ilyushin II-96-300, një avion i madh shtetëror rus me katër motorë i Skuadronit Ajror Special, u ngrit sot nga Vnukovo i Moskës në orën 10:05 me kohën lokale në drejtim të SHBA-ve.

Avioni fluturoi në veri për të shmangur hyrjen në hapësirën ajrore finlandeze dhe më pas iu drejtua Perëndimit në oqeanin Atlantik.

Në orën 20:08 me orën shqiptare ai u ul, pas më shumë se njëmbëdhjetë orë fluturimi në Uashington, ku askush nuk e priste.

Rruga është shfaqur në të gjitha programet e gjurmimit të fluturimeve dhe avioni është i modelit RA-96918.

Për të dhënë detaje mbi këtë fluturim të papritur në një kohë konfliktesh të brendshme për Putin me grupin Wagner dhe kur Ukraina ka nisur kundërofensivën, ka folur zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

Ajo ka përjashtuar çdo kontakt apo negociata konfidenciale me administratën amerikane.

“Fluturimi u krye për të sjellë në shtëpi tre diplomatë nga Moska, të cilët janë urdhëruar nga Departamenti i Shtetit që të largohen nga SHBA. Nuk bëhet fjalë për dëbime, por për një skadim normal të vizave të qëndrimit të tre diplomatëve”, tha ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ata vijnë gjatë errësirës së natës, me mijëra, për t’iu…