Avokatët britanikë alarmojnë për takimin ku Smith tha se “krerët e UÇK-së do dënohen me burgim të përjetshëm”

30 prill 2026 | 16:02

Si konkluzion raporti thotë se ky rast “ngre pikëpyetje serioze mbi paanshmërinë, transparencën dhe balancën procedurale në Dhomat e Specializuara”. “Rasti ngre pikëpyetje serioze mbi paanshmërinë, transparencën dhe balancën procedurale në Dhomat e Specializuara”.

Kështu përshkruhet ndër të tjera në raportin e Organizatës “The Bar Human Rights Committee of England and Ëales” (BHRC), për procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndrimi skandaloz i ish-Kryeprokurorit të Gjykatës Speciales, Jack Smith, ku kishte thënë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, do të dënoheshin me burgim të përjetshëm. Për këtë takim, VOX Kosova kishte raportuar ekskluzivisht më 6 gusht 2025.

“Thaçi, Veseli dhe të tjerët do të marrin dënim me burgim të përjetshëm nga Gjykata për krimet që kanë kryer”, kishte deklaruar Smith në një takim me ambasadorët e Bashkimit Evropian në Kosovë, në dhjetor të vitit 2020, ku prezente kishte qenë edhe Kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, dhe nuk e kishte bërë asnjë reagim.

Në raportin që ka më shumë se 90 faqe, përmendet fakti se ky takim “nuk iu bë i ditur mbrojtjes në asnjë çështje në zhvillim”.

Aty theksohet se një shënim nga ky takim u përgatit nga “një prej misioneve pjesëmarrëse; përfaqësuesit e tij u shqetësuan aq shumë nga përmbajtja sa e ndanë atë me ekipet e mbrojtjes, çka bëri që çështjet e mëposhtme të dalin në dritë”.

Raporti tregon se as Smith dhe as Trendafilova nuk e kanë mohuar takimin dhe qëndrimet që janë shprehur aty, por përmendet se Kryetarja e Speciales e ka përshkruar “si një aktivitet ‘rutinë’ institucional në kuadër të funksionit të saj përfaqësues sipas ligjit”.

Avokatët britanikë për takimin e dhjetorit 2020, kanë konstatuar se është “problematik, pavarësisht natyrës së shënimit si dëshmi e pakonfirmuar, deklaratat e atribuuara nuk janë mohuar drejtpërdrejt nga asnjë prej zyrtarëve”.

Po ashtu, theksohet edhe “mungesa e transparencës”. “Mbrojtja nuk ishte informuar për takimin dhe nuk kishte mundësi reagimi derisa dokumenti u bë publik përmes një burimi anonim”. Në tërësi, si konkluzion raporti thotë se ky rast “ngre pikëpyetje serioze mbi paanshmërinë, transparencën dhe balancën procedurale në Dhomat e Specializuara”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini,…