Avokati i Popullit kërkon dëmshpërblimin e qytetarëve që u arrestuan gjatë epidemisë

01 qershor 2020 | 10:31

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, vlerëson se qytetarët e Kosovës të cilët gjatë periudhës së shtrëngimit të masave për parandalimin e pandemisë Covid-19, janë ndëshkuar për shkak të mosrespektimit të këtyre masave, duhet të pezullohen.

Jashari thotë se shteti duhet që këta qytetarë, të cilët u ndaluan dhe u dënuan, t’i dëmshpërblejë.

Sipas tij, gjobitja apo edhe arrestimi i qytetarëve për shkeljen e masave që tha se janë shpallur jokushtetuese është shkelje e të drejtave të njeriut.

Në një intervistë për KosovaPress, Jashari deklaron se problematike do jetë mënyra e kompensimit të këtyre qytetarëve.

“Padiskutim që bëhet fjalë për shkelje të të drejtave të njeriut sepse është cilësuar edhe nga vetë Gjykata Kushtetuese dhe e dyta po iu takon një kompensim sepse bëhet fjalë për veprime të kundërligjshme dhe kundërkushtetuese që iu takon një lloj kompensimi qytetarëve pavarësisht sa është numri i tyre më duket që kalon 1 mijë e ca individë”, ka thënë Jashari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, në…