Avokati i Popullit procedon në Kushtetuese kërkesën e SBAShK-ut për Ligjin e pagave

29 janar 2020 | 11:42

Avokati i Popullit ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e SBAShK-ut për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave.

Kjo është bërë me dije nëpërmjet një njoftimi për medie të SBAShK-ut.

“Avokati i Popullit ka njoftuar se kërkesa e institucioneve arsimore komunale të arsimit, e nënshkruar nga anëtarët e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK), drejtuar Avokatit të Popullit, për revokimin e Vendimit nr. KO 219/19 për masën e përkohshme të Gjykatës Kushtetuese, i datës 12 dhjetor 2019, lidhur me pezullimin e përkohshëm të Ligjit të pagave, është proceduar në Gjykatën Kushtetuese. SBASHK-u shpreh respekt për këtë angazhim të Avokatit të Popullit”.

“Po ashtu SBAShK-u , Sindikata e Shëndetësisë , Policisë, Doganës dhe Zjarrfikësve janë në përfundim të përgatitjes së një shkresë të përbashkët për t’ju drejtuar Gjykatës Kushtetuese në emër të anëtarësisë së tyre e që ka të bëj me kërkesën për revokimin e vendimit për masën e përkohshme të pezullimit të Ligjit të pagave”, është thënë në njoftimin e SBAShK-ut.

Po ashtu në njoftim është thënë se kjo shkresë Kushtetueses do t’i dorëzohet së largu të premten.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përkundër faktit se marrëdhënia e tyre nuk funksionoi, Irina Shayk…