Avokati Koci: Aktualisht, Albin Kurti e ka shtetin në dorë

26 mars 2020 | 12:46

Avokati Arianit Koci,  ka thënë se Albin Kurti e ka shtetin në dorë edhe pas shkarkimit të tij nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Koci në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje do të jetë në pushtet edhe se paku 100 ditë.

Postimi i plotë i Kocit:

Aktualisht, Albin Kurti e ka shtetin në dorë:

-Kryeministrinë komplet, duke e përfshirë edhe postin e zëvendësit;

-Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Jashtme;

-Simpatinë e një pjesë të konsiderueshme të popullatës;

-Simpatinë e një pjesë të mediave;

-Ushtrinë më të organizuar të FB;

-Startin e mirë, me vendimet e marra në fillim të mandatit.

Partia e tij, sigurt do të jetë në pushtet edhe 100 ditë.

Sidoqoftë, rrethanat shoqërore dhe politike nuk janë të favorshme për shkak të koronavirusit.

Por, populli e sheh dhe vërenë në kush dhe sa po din me na udhëheqë.

S’ka më kohë dhe vend për taktizime dhe fjalë.

Koha e veprave,

Le ta tregojnë tash vetën!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (PDK),  Blerta Deliu- Kodra,…