Avokati Koci: Dick Marty po i vajton dështimet e veta

27 janar 2019 | 15:41

Avokati Arianit Koci, ka thënë se ish-raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty është duke i vajtuar dështimet e veta në raport me pretendimet e tij për të ashtuquajturin ‘shtëpi e verdhë’.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka se akuzat e Martyt në drejtim të Tribunalit të Hagës mund të cilëson si tentativë për ndikim mbi organet e drejtësisë.

Postimi i plotë i Kocit:

Kur Marty vajton dështimet e veta

Kur pretendimet e pabazuara të Dick Martyt, ish-raportuesit të Këshillit të Evropës lidhur me shtëpinë e verdhë, pas hetimeve po dalin të jenë të pavërteta, senatori zviceran u kthehet medieve serbe, dhe pohon se Tribunali i Hagës i ka thënë se “ato dëshmi lidhur me shtëpinë e verdhë më nuk ekzistojnë dhe se i kanë hequr, sepse edhe ashtu askujt s’i shërbenin”.

Aludimet e z. Marty janë të qarta: Tribunali i Hagës – një gjykatë me renome botërore, nuk e ka kryer punën si duhet.

Të gjithë e kanë gabim, vetëm ish-senatori zviceran e paska mirë.

Sidoqoftë, besoj që një raportues i Këshillit të Evropës, pas dorëzimit të raportit duhet të pres derisa organet tjera ta kryejnë punën e vet. Në këtë rast Prokuroria dhe Gjykata.

Çështjet penale zgjidhen në Gjykatë e jo në media. Z. Marty, si ish-prokuror e din këtë shumë mirë.

Me deklarimet e tilla, me aludime të qarta, po shkelet parimi i prezumimit të pafajësisë i cili është i garantuar me Kushtetutë, ligje dhe konventa ndërkombëtare, dhe intervistat e tilla mund të cilësohen si tentativë për ndikimin në punën e Prokurorisë dhe Gjykatës.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arkeologët të cilët janë duke ndihmuar në restaurimin e një…