AVONET i ndan mirënjohje ministrit Faton Peci për zhvillim të sektorit të bujqësisë

22 dhjetor 2023 | 21:35

Rrjeti i organizatave jo-qeveritare AVONET me në krye me Kenan Gashin, i ka ndarë mirënjohje për punën dhe angazhimin në zhvillim të sektorit të bujqësisë në Kosovë, ministrit të Bujqësisë, Faton Peci.

“Që nga momenti i marrjes së detyrës si Ministër i Bujqësisë, Ministria është një libër i hapur ku mbizotëron transparenca. Për çdo cent të taksapaguesve, dihet adresa dhe vlersimi mbi bazën e përfitimit e monitorimit. Çdo gjë funksionon në shërbim të fermerit dhe opinionit të gjërë, besojmë në llogaridhënie dhe meritokraci si parime shtylla për qeverisje të mirë. Çdo cent i shpenzuar është i qasshëm e çdo vendim i imi është publik”, ka shkruar Peci në “Facebook”.

Ai ka theksuar se kjo mirënjohje dëshmoi edhe njëherë se angazhimi pa hile, me fermerin meritor në qendër, bazuar në meritokraci e transparencë është rruga e vetme e udhëheqjes dhe menaxhimit të Ministrisë së Bujqësisë.

“Faleminderit AVONET!”, ka shkruar ministri Peci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një qytetar i komunës së Gjakvës ka gjetur një kuletë…