AZHR-ja ofron përkrahje për bizneset në Drenas

22 shtator 2020 | 15:16

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci të martën ka pritur në takim drejtoreshën e Agjencionit për Zhvillim Rajonal – Qendër (AZHR), njëherësh kryesuese e Bordit të AZHR-së, Mrika Gashi-Macula.

Lladrovci ka falënderuar drejtoreshën Macula për përkrahjen e vazhdueshme që është duke i bërë AZHR-ja, bizneseve të Drenasit dhe ka shtuar se bashkëpunimi për mbështetur bizneset do të vazhdoj edhe nga Komuna e Drenasit.

Drejtoresha e AZHR-së, Mrika Gashi-Macula ka falënderuar kryetarin Lladrovci për pritjen duke shtuar se mbështetja e bizneseve të dëmtuara gjatë pandemisë do të jetë e vazhdueshme.

Gjithashtu ajo ka shtuar se mbështetja edhe e të rinjve do të jetë në trajnime të ndryshme për t’u përgatitur në punën e tyre profesionale.

Macula po ashtu ka uruar kryetarin Lladrovci për vendin e parë në performancën komunale.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë me dije se…