Babai i Dua Lipës surprizë për shqiptarët

20 mars 2019 | 15:54

Babai i Dua Lipës është bërë i famshëm po aq sa edhe vajza e tij, kryesisht për faktin e të qenurit mjaft i pashëm.

E teksa po komentohet për paraqitjen e tij edhe në mediet e huaja, violinisti Olen Çezari ka bërë me dije se së bashku me këngëtarin roker po organizojnë një koncert që së shpejti do të zhvillohet në Tiranë.

“Ne erdhëm të shohim sheshin (Skënderbej), mos bëjmë ndonjë koncert të bukur në Tiranën e bukur. Si thoni?”, ka shkruar Çezari, ku në foto shihet së bashku me Dukagjin Lipën, duke lënë të nënkuptohet se Dua më shumë gjasa do të performojë edhe për bashkatdhetarët e saj shqiptarë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtues të Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë kanë mbajtur…