Baca Cen dhe ‘’Vallja e Kaçakëve’’ që ia kushtoi babait

14 prill 2024 | 09:56

Shoqëria Kulturore Artistike “Xheladin Zeqiri” humbi veteranin autentik që përfaqësoi me dinjitet dhe krenari në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit vallet shqipe, duke u shpërblyer me çmimet meritore të panumërta. I njohur për aftësinë e rrallë të krijimit të valleve, ndër to asaj emblematikës ‘’Valles së Kaçakëve’’. Për Portalb.mk sjellim historikun e kësaj valleje dhe disa të dhëna për Shqiponjën e Sharrit, pa të cilin nuk ka mund te mendohet asnjë koncert.

Baca Cen do të mbahet mend si emblema e valleve shqiptare të burrave këtu në Maqedoninë e Veriut. Ai krijoi shumë valle, pasi e kuptoi se ai kishte aftësinë të krijoj rrëfim me lëvizjet e trupit, gjymtyrëve, mimikës ashtu si kanë komunikuar njerëzit e parë mbi tokë. Ai thoshte se këtë aftësi te vetja e zbuloi pasi ishte kthyer prej ushtrie, si i ri.

Më pas ka filluar t’i kërkojë dhe studiojë të gjitha vallet shqiptare dhe kështu me një dasmë, ai pasi kërceu, profesori Mujdin Hadri e propozoi t’i bashkohet SHKA “Xheladin Zeqirit” ku ishte figurë shënjuese e këtij formacioni për gati 50 vjet.

Pasi u SHKA ‘’Xheladin Zeqiri’’, Baca Cen u prezantua jashtë vendit, nëpër shtete të ndryshme.

Ai njihet si koreograf i valles së njohur “Vallja e Kaçakëve”. Këtë valle ai thoshte se ia kishte kushtuar babait të vet.

aba i tij ka qenë patriot dhe kaçak i Maleve të Sharrit, Arif Kapedani. Vallja flet për disa kaçakë që kur zbresin nga mali ndeshin në një lumë dhe për ta kapërcyer lumin, janë kap dorë për dorë dhe ashtu litar kanë dalë nga ana tjetër. I pari i valles ka më shumë lëvizje, herë ndez cigare, herë kërkon diçka, herë merr pushkën e kërcet se shpëtuan, herë hip sipër një guri.

Ka plot valle tjera të cilat i ka përgatitur Baca Cen si njohës i valleve. Disa prej tyre janë: Kallanxhoja, disa e quajnë “kollokcojë, këllëç ojne (-turq) Valle me shpata, valle që paraqet luftën, ecjen në dëborë. Vallja krah për krahu, brez për brezi ose Vallja e Pushimit. Vallja e Shotës e shumë tjera.

Pjesëmarrës në shumë festivale, koncerte, prezantime. Baca Cen ka qenë dhe fitues i çmimeve, gjë që nuk i bënte përshtypje, pasi pasioni nuk ka të paguar.

Shkuarja e parë në Shqipëri ka qenë një emocion i veçantë për të, ishin në festivale në 10 qytete shqiptare dhe me të shkelur në tokën shqiptare, kur kishte parë burra e gra duke punuar, rrugët, i shkuan lotët.

Me nderime të thella dhe shumë mirënjohje është ndarë nga toka, jeta, kurse për ata që e kujtojnë ngelet shqiponja në fluturim dhe koreografi i valleve që do të luhen gjithë jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme deh Diasporës, Donika Gërvalla ka…