Bahtiri kërkon angazhim në punë nga drejtorët e drejtorive komunale

03 janar 2018 | 19:28

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i shoqëruar edhe nga nënkryetari Faruk Mujka, kanë mbajtur të mërkurën mbledhjen e parë të bordit të drejtorëve.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri fillimisht i ka uruar drejtorët komunalë për një fillim të mbarë të vitit duke u afruar mbështetje dhe bashkëpunim të ngushtë në mënyrë që rezultatet e punës të jenë sa më të kënaqshme.

Gjatë kësaj mbledhje kryetari Bahtiri ka kërkuar nga secili drejtor që detyrën e vet ta kryejë me nder dhe përkushtim. Ai ka thënë se zotimi i tij është për një qeverisje komunale me duar të pastra dhe nuk do të lejojë keqpërdorim të pozitës zyrtare e të parasë së qytetarit.

Ndërsa nënkryetari Mujka, në mbledhjen e parë të bordit, është shprehur i sigurt se kjo qeverisje lokale do të jetë shumë e suksesshme.

“Kjo fitore na obligon për një punë më të madhe, prandaj kërkoj nga secili drejtor që me punë të dinjitetshme ta shpërblejë besimin e qytetarit për këtë qeverisje, pa dallime partiake”, ka thënë Mujka.

Mbledhjet e bordit do të jenë të rregullta dhe secili drejtor do të japë raport javor për dikasterin që drejton.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë me dije se…