Bahtiri pranon donacion 10 mijë maska për mbrojtje nga Covidi

04 nëntor 2020 | 14:43

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në një takim drejtorin gjeneral të kompanisë “QTA”, Agron Durmishi, i cili ka shprehur vullnetin t’i dhurojë 10 mijë maska mbrojtëse për këtë komunë.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka falënderuar kompaninë në fjalë për dhurimin e këtij donacioni shumë të nevojshëm në këtë kohë pandemie, duke thënë se këto maska mbrojtëse do të shërbejnë për nevojat e institucioneve dhe të qytetarëve, dhe ndihma të tilla janë të mirëseardhura për t’u  mbrojtur nga virusi Covid-19.

Ndërsa drejtori gjeneral i kësaj kompanie, Agron Durmishi, ka falënderuar kryetarin Bahtiri për pritjen dhe mbështetjen e dhënë bizneseve në Mitrovicë.

Kjo nuk është hera e parë që “QTA” dhuron donacione dhe mbështet familjet me asistencë sociale në Komunën e Mitrovicës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka, ka pritur në…