Bajoku, fitues i turneut ‘Adem Jashari’

18 nëntor 2019 | 11:48

Shpëtim Bajoku është shpallur boksieri më i mirë i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”. Meçet finale të edicionit të 21-të të turneut kushtuar komandantit legjendar janë zhvilluar të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Bajoku në kategorinë deri 64 kilogramë e mposhti nw finale boksierin nga Bosnjë-Hercegovina, Ivan Blazheviq.

Gjithsej janë zhvilluar tetë meçe finale. Artan Shaqiri fitoi ndaj Leotrim Rexhepit (56 kg), Besfort Merlaku e mposhti polakun Syzman Skorupa në kategorinë deri 60 kilogramë. Në meç tjetër, në kategorinë deri 64 kilogramë u takuan polaku Daniel Skorupa e bullgari Vencan Kirkorov. Fitore shënoi bullgari. Patriot Behrami fitoi ndaj Jozef Rrasit në kategorinë deri 69 kilogramë, kurse Kiwan Rami i Bullgarisë e mposhti Besart Pirevën në kategorinë deri 75 kilogramë. Bullgari Kristian Nikolov fitoi ndaj Arjon Kaloshit të Shqipërisë në kategorinë deri 81 kilogramë, kurse në kategorinë mbi 91 kilogramë, kroati Saldo Juraj mposhti Albert Kapajn e Shqipërisë. Boksieri më teknik është shpallur Kiwan Rami i Bullgarisë, kurse çifti më luftarak ishte ai Patriot Behrami – Jozef Rrasi. Si çdoherë ka pasur ankesa në referim, veçanërisht për meçin e Rrasit me Behramin, ku Behrami në raund të parë një herë ra në nokdaun dhe një herë i numëroi referi në këmbë, por juria në fund i dha fitoren Behramit.

Pos boksierëve nga Kosova në turneun më të madh në vend u paraqitën edhe boksierë nga Bullgaria, Shqipëria, Maqedonia Veriore, Bosnjë-Hercegovina, Çekia, Kroacia e Polonia. Meçet gjysmëfinale janë zhvilluar të shtunën.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i muzikës pop, Ariana Grande është dashur të ndërpresë…