Bajrami: Lufta e pushtetit ndaj medieve është e orkestruar

03 maj 2024 | 11:46

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka reaguar në lidhje me Indeksin e Reporterëve pa Kufij, duke e quajtur alarm renditjen e Kosovës për 19 pozita më poshtë.

Bajrami ka shkruar në “Facebook” ka shkruar se lufta e pushtetit ndaj medias është programore, e orkestruar për t’i dëmtuar raportimet dhe zbulimin e skandale korruptive të qeverisë.

“Rënia e Kosovës për 19 vende më poshtë në raportin e ‘Reporterëve pa Kufij’ është alarm për secilin njeri që jeton në Kosovë. Lufta e pushtetit ndaj medias është programore, e orkestruar për t’i dëmtuar raportimet dhe zbulimin e skandaleve korruptive të qeverisë”, ka shkruar Bajrami.

Më tutje, Bajrami ka thënë se tashmë askush nuk ka asnjë dyshim që Vetëvendosja është kundër medieve.

“Evidentimi i gjendje së mediave në Kosovë nga ‘Reporterëve pa Kufij’ është konfirmim i asaj që kemi thënë prej ditës së parë të ardhjes së Vetëvendosjes në pushtet. Tashmë s’ka askush asnjë dyshim se Vetëvendosje është kundër mediave, është kundër secilit që mendon ndryshe, është kundër bizneseve, është kundër qytetarit”, ka shkruar Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Grupi legjendar Elita 5 do të vijnë me një projekt…