Bajrami: Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Qeverisë Kurti  

26 nëntor 2023 | 17:00

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar pasi u përfol se zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka blerë xhaketë në vlerë prej 1,600 euro.

Bajrami me anë të një postimi në “Facebook” ka thënë se ministrat e Qeverisë Kurti bëjnë jetë luksoze.

Ish-ministrja ka vënë në pah të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian për tenderë të negociuar, duke aluduar se tenderët iu janë dhënë dostave të ministrave.

“Pse po çuditeni për luksin e ministrave të Qeverisë Kurti kur Raporti i Komisionit Evropian thotë se 20% e kontratave publike janë tenderë të negociuar. Që dmth. u janë dhanë dostave, vlera e tyre është mbi 78 milionë euro”, deklaroi ajo.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Françesko Banjaja konfirmohet si “Mbreti” i MotoGP. Piloti italian i…