Banjaja triumfon në Valencia

26 nëntor 2023 | 16:47

Françesko Banjaja konfirmohet si “Mbreti” i MotoGP. Piloti italian i Dukatit fitoi titullin kampion për herë të dytë radhazi, pasi preu i pari vijën e finishit në garën e Valencias, duke lënë pas Fabio Di Xhanantonio dhe Johan Zarko.

Në garën e fundit të Botërorit, Banjaja vinte me 14 pikë avantazh ndaj Martin, por spanjolli u rrëzua në xhirot e para të garës, duke e shpallur kampion italianin ndërkohë që gara po vijonte.

“Gjithmonë kisha ëndërruar që të fitoja garën dhe titullin kampion në të njëjtën ditë dhe sot ndodhi. Nuk e kisha kuptuar fare që Martin doli nga gara, pasi isha i shqetësuar për gomat, por gjithçka shkoi mirë në fund”, u shpreh Banjaja pas garës. Ky është titulli i dytë për italianin në MotoGP.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci shkroi në “Facebook” se për…