Bajrami: Qeveria të reflektojë, projektligji për buxhetin të shkojë në lexim të tretë

14 dhjetor 2023 | 11:30

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta tërheq Projektligjin për Buxhetin, i cili sot po diskutohet në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës.

Në adresimin e saj para deputetëve, ajo ka vlerësuar se ky ligj duhet të shkojë në lexim të tretë.

Sipas saj, kjo duhet të ndodh për shkak të zhvillimeve që kanë ndodhur nga dita kur Qeveria e ka dërguar në Kuvend këtë dokument.

“Edhe pse në lexim të dytë zakonisht nuk e diskutojmë shumë draft-ligjin e ligjit të buxhetin, duhet ta potencoj se në mes të datës 31 tetor kur Qeveria e Kosovës e ka përcjell ligjin e draft buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe ditën ku jemi tani, kur po e diskutojmë në lexim të dytë, janë disa gjera të cilat kanë ndodhur. E ne mendojmë se Qeveria është dashur të reflektojë dhe në fakt ta tërheq ligjin e buxhetit dhe ta kthej për një rialokim komplet tjetër, ose të shkoj ky ligj nga sot në lexim të tretë”, ka thënë Bajrami.

Më tutje, ajo ka komentuar rezultatet e dobëta të Kosovës në testin PISA.

Ajo ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që arsimin ta bëj prioritet kombëtar.

“Arsimi të bëhet prioritet kombëtar. Duhet të ketë ngritje substanciale të pagave në arsim. Në ligjin që është sot për votim ka një ngritje të koeficientit për 5 euro. Kjo nuk është ngritje”, është shprehur ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka mbetur më pak se një muaj që nga koha…