Bajrami: Shqetësimet e punëtorëve të KEK-ut do të adresohen përmes ligjit

27 shtator 2019 | 11:34

Gjatë një takimi që ka zhvilluar me sindikalistët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani dhe anëtarja e Kryesisë së LDK-së, Hykmete Bajrami, janë zotuar se shqetësimet e punëtorëve të KEK-ut dhe gjithë punëtorëve të tjerë në Kosovë do të adresohen nëpërmes Ligjit të Punës.

“Sa i përket sigurisë në punë dhe orarit të punës, kandidatja jonë për kryeministre veç e ka të qartë, ne jemi të bindur që Ligji i Punës do të respektohet në sektorin privat, ndërsa si pikë fillestare do të jenë ndërmarrjet publike. Nëse sektori publik nuk e respekton Ligjin e Punës, si mund të pretendojmë që të kalojmë në stadin tjetër tek sektori privat”, ka thënë Bajrami.

Ajo ka pohuar se në rast të ndryshimit të Ligjit për ndërmarrjet publike do të adresohen edhe shqetësimet që i kanë punëtorët e KEK-ut.

Bajrami ka thënë se në programin qeverisës të LDK-së dhe kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani, ndërmarrjet publike do të kenë vëmendje të theksuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik nga AKR-ja, Valdrin Lluka,…