Bajrami thotë se nëse Kuvendi e kalon Projektligjin për shërbimin civil, LDK-ja do ta dërgojë në Kushtetuese
05 tetor 2023
| 11:56
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka vlerësuar se Projektligji për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës nuk duhet të kalojë në seancën e kuvendit,
Në rastin se ndodh kjo, ajo ka treguar se do ta dërgojnë në Gjykatën Kushtetuese.
“Ne deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk do ta votojmë këtë Ligj antikushtetues dhe nëse kalon i njëjti do të përfundoj në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur Bajrami në “Facebook”.



