Bajrami, trajneri i ri i Ulpianës

12 korrik 2022 | 15:56

Skuadra e Ulpianës duket se ka lënë anash krizën që kishte dhe pas zgjedhjes së kryesisë së re tashmë ka nisur të konsolidohet.

Presidenti i klubit, Jeton Gashi ka prezantuar edhe trajnerin e ri, pozitë kjo që i është besuar emrit të njohur Emin Bajrami.

Ai te Ulpiana shkon me synime për ta rikthyer skuadrën në shoqërinë elite, status këtë që e humbi vitin e kaluar kur u largua nga Superliga.

“Nga sot jam kryetrajner i KF Ulpiana. Falënderoj presidentin e klubit për besimin dhe vlerësimin. Tifozëve të klubit, Ulpiana ju premtoj që do të ndërtojmë një ekip konkurse dhe me mentalitet fitues”, ka shkruar Bajrami në profilin e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka refuzuar ankesën e…