Bajrami: Vendit i duhet një qeveri që i ruan aleancat me miqtë tanë të përhershëm

02 dhjetor 2022 | 11:05

Në kuadër të ciklit të bashkëbisedimit me qytetarë “LDK ju dëgjon” mbrëmë zyrtarët e kësaj partie kanë mbajtur takim me qytetarët e komunës së Therandës.

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka theksuar se edhe në Therandë kriza energjetike dhe inflacioni po e vështërsojnë jetën e qytetarëve çdo ditë e më shumë.

“Të gjithë janë të shqetësuar që Kosova po zbrazet në kërkim të një jete me të mirë. Ata me të drejtë kërkojnë një Qeveri që krijon perspektivë për të rinjët dhe siguri për të moshuarit. Një Qeveri që i ruan aleancat me miqtë tanë të përhershëm, që janë garancë e shtetit tonë”, ka deklaruar Bajrami.

Ajo ka thënë se mbrëmë ishin të priviligjuar të marrim ide dhe mesazhe të qarta për punën e LDK-së, programin dhe qeverisjen LDK-së që do të vij së shpejti, “sepse i duhet vendit”, thotë Bajrami.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, ka thënë…