Balaj-Halimaj: Afro 600 milionë euro do t’u shpërndahen qytetarëve dhe bizneseve

04 dhjetor 14:49

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për rimëkëmbjë ekonomike.

Balaj-Halimaj ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook” se tani institucionet e vendit kanë mundësi që t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia Covid-19.

Pandemia, sipas saj, ka lënë gjurmë tek bizneset dhe në ekonomitë familjare, andaj i gjithë fokusi i institucioneve do të jetë mbështetja e tyre në këtë kohë të vështirë.

“Krahas këtij ligji, si Qeveri e Kosovës, do të ndërmarrim edhe veprime tjera dhe do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në funksion të tejkalimit të kësaj situate”, ka shkruar ndër të tjera ajo.

Postimi i plotë i saj:

Lajm i mirë, Kuvendi i Kosovës sapo miratoi në lexim të dytë Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. Tani institucionet e vendit kanë mundësi që t’u dalin në ndihmë qytetarëve dhe bizneseve pas humbjeve të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Pandemia ka lënë gjurmë tek bizneset dhe në ekonomitë familjare, andaj i gjithë fokusi ynë do të jetë mbështetja e tyre në këtë kohë të vështirë.
Ky ligj mundëson që qytetarëve dhe bizneseve t’u shpërndahen afro 600 milionë euro në forma të ndryshme për të tejkaluar këtë krizë.

Krahas këtij ligji, si Qeveri e Kosovës, do të ndermarrim edhe veprime tjera dhe do të jemi në krah të bizneseve dhe qytetarëve në funksion të tejkalimit të kësaj situate.

Urime qytetarëve të Kosovës, miratimi i këtij Ligji!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Brenda këtij viti Kina do të ketë gati për përdorim…