Bale: CR7, lojtar i jashtëzakonshëm

22 mars 2019 | 18:02

Kur Gareth Bale e Cristiano Ronaldo luanin së bashku te Real Madridi, spekulohej shpesh mbi marrëdhënien e tyre, aq sa shkohej deri aty sa të thuhej se yjet e futbollit nuk shkonin aspak mirë për shkak të xhelozisë mes tyre dhe garës për të qenë “gjeli” i ekipit.

Tani uellsiani zbulon si ka qenë realisht marrëdhënia e tij me yllin aktual të Juventusit. Në një emision të BT Sport, “What I Wore”, ku futbollisti flet për fanellat e karrierës së vet, Bale ka folur për Ronaldon: “Lojtar i jashtëzakonshëm. E kam shijuar në maksimum të luajturit me të. Natyrisht, ka pasur shumë gënjeshtra, media është munduar t’i trumbetojë gjithë ato probleme që nuk ekzistonin realisht. Kishim marrëdhënie shumë të mirë. Ronaldo është një lojtar i pabesueshëm, ka bërë gjëra të jashtëzakonshme për Realin, mjafton të shohësh sa gola ka shënuar”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mungesë të Mërgim Mavrajt të pezulluar shiriti i kapitenit…