Hysaj: Shiriti i kapitenit më gëzon, do të jetë një natë fantastike

22 mars 2019 | 17:39

Në mungesë të Mërgim Mavrajt të pezulluar shiriti i kapitenit të kombëtares shqiptare do t’i kalojë Elseid Hysajt.

Në një intervistë për “Supersport”, futbollisti shkodran u shpreh se e gëzon shumë fakti që do të jetë kapiteni i ekipit përfaqësues dhe për më tepër në qytetin e tij të lindjes.

“Të gjithë lojtarët do të donin të ishin kapiteni i kombëtares së futbollit. Është një gëzim shumë i madh për mua aq më tepër që ndeshja luhet në qytetin tim. Besoj se do të jetë një natë fantastike për mua”, ka thënë Hysaj.

“Besoj se është një kundërshtar shumë i fortë. Do luftojmë për të marrë pikë. Po punojmë fort që të nxjerrim një rezultat të mirë. Klima në ekip është shumë e mirë. Është një grup i mirë, kemi shumë lojtarë që po marrin minutazh të plotë. Shpresoj që të marrim 6 pikë në të dyja ndeshjet, fusha do e tregojë”, ka përfunduar Hysaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa, që vjen nga…