Bale: Edhe shkollat do të mbyllen kur do të luajmë Uellsi

21 nëntor 2022 | 12:56

Kombëtarja e Uellsit ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Botëror pas plot 64 viteve pritje. Në fakt për Uellsin kjo është hera e dytë që marrin pjesë në një Botëror, pasi më parë kishin luajtur në vitin 1958.

Britanikët në atë kohë kishin kaluar grupet dhe kishin arritur deri në çerekfinale për tu eliminuar nga Brazili.

Të udhëhequr nga legjenda Gareth Bale, Uellsi synon të bëj një tjetër paraqitje të suksesshme në Botëror.

Ish-sulmuesi i Real Madridit ka thënë se e ka ëndërruar këtë moment që nga mosha e re.

“Kur isha fëmijë, ëndërroja ta shihja Uellsin të luante në një Kupë Botërore dhe të isha pjesë e atij ekipi. Ëndrra është realizuar, është e pabesueshme dhe jam krenar që luaj për vendin tim”, tha Bale.

Tutje sulmuesi anësorë foli edhe për atmosferën që është në Kombëtare, derisa tha se presin të arrijnë suksese. “Tani jem në qiellin e shtatë dhe natyrisht marrim mesazhe nga miqtë tanë. Shohim që ka pritshmëri të mëdha te gjithë uellsianët”.

“Flamujt e vendit tonë janë vendosur nëpër dritare, ka njerëz që ecin me fanella të kombëtares. Tani jam gati të shkruaj historinë e vendit tonë”.

“Shkollat do të mbyllen kur të luhen ndeshjet tona, do të jetë një moment vërtet i madh në historinë tonë, dhe shpresoj se do të argëtohemi”, deklaroi Bale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor Ekzekutiv…