Kryeshefi i Kadastrës në duart e qeverisë, Suad Çmenga apo Nora Kelmendi?

21 nëntor 2022 | 12:54

Anëtarët e komisionit për përzgjedhjen e kandidatit për Drejtor Ekzekutiv të Agjensisë së Kadastrit të Kosovës, Naim Gashi (kryesues), Edi Gusia, Bedri Xhafa, Safet Fazliu dhe Anita Kalanderi, kanë bërë poentimin e kandidatëve për këtë pozitë të rëndësishme ekzekutive.

Ky komision ka bërë publik edhe listën  dhe renditjen e kandidatëve si dhe pikët e marra me gojë dhe me shkrim të vetëm tre kandidatëve. Por sipas informatave që ka siguruar “Epoka e re”, anglezët si mbikëqyrës të këtij procesi kanë ngritur dyshimet e tyre rreth poentimit me gojë ku kandidatëve iu janë shtuar pikët në këtë test.

Kandidatët fitues në bazë të vlerësimit profesional nga Komisioni Shtetëror i Pranimit për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjensisë e Kadastrit të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës i shpallur më datë 22 nëntor 2022 renditja është si vijon:

Suad Çmenga ka marrë 82.84 pikë.

Nora Kelmendi ka marrë 80.34 pikë.

Edon Maliqi ka marrë 75.12 pikë.

Ky konkurs ishte shpallur kohë më parë për pozitën Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë Kadastrale të Kosovës, e cila futet në dikasterin e ministrisë së Mjedisit e Planifikimit Hapësinor, komisioni qeveritar pasi ka shqyrtuar dokumentacionin e secilit kandidatë me 7 shtator kishte bërë listën e ngushtë dhe njëkohësisht me datën 15 dhe 16 nëntor ka  mbajtur  testin me shkrim të kandidatëve për drejtor të Agjencisë së Kadastrit të Kosovës.

Kandidatët që kanë konkurruar dhe kishin hyrë në listën e ngushtë për tu intervistuar janë gjeodetët: Blerim Jashari, Faik Kelmendi, Suad Çmenga, Edon Maliqi etj, ndërsa e vetmja që nuk është gjeodete me profesion por që ka hyrë në listën e ngushtë është edhe asamblistja e Prishtinës, Nora Kelmendi si dhe Hysni Beqiri.

A po favorizohet për drejtoreshë të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, asamblistja e Vetëvendosjes, Nora Kelmendi?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht deklaratave të tij antisemitike që i kushtuan disa nga…