Bale i jep lamtumirën Realit: Ëndrra imë u bë shumë më tepër se realitet

01 qershor 2022 | 12:13

Gareth Bale i ka dhënë lamtumirën publikisht Real Madridit. Futbollisti uellsian, në fundin e kontratës së tij me madrilenët, ka dashur që të përshëndetë të gjithë tifozët nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, duke falënderuar për eksperiencën e shkëlqyer në këto vite në radhët e klubit, edhe pse shpeshherë kishte qenë në qendër të kritikave.

“Po e shkruaj këtë mesazh që t’i them faleminderit të gjithë shokëve të mi të skuadrës, të të kaluarës dhe të tashmes, trajnerëve, stafit dhe tifozëve që më mbështetën. Unë erdha këtu 9 vite më parë si një i ri që dëshironte të bënte realitet ëndrrën që të luante për Real Madrid. Që të vishja uniformën e bardhë, të mbaja stemën në gjoksin tim, të luaja në ‘Santiago Bernabeu’, të fitoja tituj dhe të isha pjesë e asaj për të cilën është shumë i famshëm, të fitoja Ligën e Kampionëve. Tani mund të shoh pas, të reflektoj dhe të them me sinqeritet që kjo ëndërr është bërë realitet dhe shumë, shumë më tepër”, ka thënë Bale.

“Të jem pjesë e historisë së këtij klubi dhe të arrij atë që kemi arritur teksa isha një futbollist i Real Madrid, ishte një eksperiencë e pabesueshme që nuk do të harroj asnjëherë”, ka shtuar Bale.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një institucion i licencuar financiar me bazë në Serbi, por…