Bale vendos të largohet nga Reali

08 tetor 2019 | 14:10

Gareth Bale dëshiron të largohet nga Real Madridi. Futbollisti uellsian ka vendosur se karriera e tij duhet të vazhdojë diku tjetër duke nisur nga janari, ose në fund të këtij sezoni.

Ai e kishte kuptuar prej kohësh që kishte zbritur ndjeshëm në piramidën e hierarkisë së skuadrës, ndërsa është bindur përfundimisht pasi Zinedine Zidane vendosi ta lerë në tribunë për ndeshjen e fundit në Ligën e Kampionëve kundër Club Brugge.

Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja “Marca”. Futbollisti nuk ndjehet i vlerësuar, madje shprehet se po trajtohet shumë keq nga Zidane. Për këtë arsye, raporti mes lojtarit dhe teknikut është e ngrirë prej kohësh, aq sa sipas gazetës “Marca” nuk ka më komunikim.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë numëruar 99.10 për qind të votave në zgjedhjet e…