Baleti Kombëtar i Kosovës të shtunën do ta hapë festivalin në Shkup me “Carmina Burana”
03 qershor 2026
| 09:03
Baleti Kombëtar i Kosovës do të paraqitet në Shkup në kuadër të Festivalit të Baletit Klasik dhe Modern, ku është i ftuar ta hapë edicionin e këtij viti me shfaqjen “Carmina Burana”, me koreografi nga Toni Candeloro.
Shfaqja do të jepet më 6 qershor 2026 në orën 20:00 në Teatrin Kombëtar në Shkup.
Nga Baleti Kombëtar i Kosovës është bërë me dije se pjesëmarrja në këtë festival vlerësohet si një nder dhe mundësi për të kontribuar në shkëmbimin kulturor dhe artistik në rajon, si dhe për të frymëzuar gjeneratat e reja të baletit.
Sipas njoftimit, programi i festivalit i dedikohet edhe prezantimit të artistëve të rinj dhe ndarjes së përvojës skenike me publikun dhe profesionistët e fushës.



