Balla: Adem Jashari iku nga kjo botë si hero kombëtar, për të jetuar si legjenda e flamurit tonë

28 nëntor 2022 | 13:30

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla, ka uruar 110-vjetorin e Pavarësisë duke kujtuar ditëlindjen e heroit legjendar, Adem Jashari që përkon me ditën e flamurit.

Në një postim në rrjetet sociale,  Balla është shprehur se “Adem Jashari erdhi në këtë botë në Ditën e Flamurit Kombëtar dhe iku nga kjo botë si Hero Kombëtar, për të jetuar përgjithmonë, si legjenda e gjallë e flamurit më të bukur në botë”.

Adem Jashari ishte kryekomandanti dhe themeluesi kryesor i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, UÇK-së. Lindi më 28 nëntor 1955 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 mars 1998 në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.

Së bashku me vëllain e tij Hamzën, Adem Jashari ka marrë pjesë në sulmet kundër forcave policore–ushtarake serbe, të cilët më vonë e sulmuan shtëpinë e tij në mars të vitit 1998, ku Adem Jashari ra heroikisht së bashku me 58 anëtarët e familjes së tij.

Ky është rast unikat në historinë e luftërave. Ai njihet si “komandanti legjendar i UÇK-së”. Urdhri “Hero i Kosovës” iu dha atij në vitin 2008 nga kryeministri i Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cili ishte kontakti i fundit i Shukrijes me më të…