Gruaja e Agim Ramadanit rrëfen mes lotësh fjalët e tij para se të vritej

28 nëntor 2022 | 13:19

Cili ishte kontakti i fundit i Shukrijes me më të dashurin e saj, bashkëshortin Agim Ramdanin? Ajo ka treguar fjalët e fundit që i ka thënë bashkëshorti.

“Kur filloi të bombardonte NATO, Agimi më tha sa keq që nuk je këtu në Kosovë, meqë unë isha në Zvicër, që ta dëgjosh zërin e lirisë. Sa bukur tingëllon. Dëgjoheshin bombardimet e NATO-s në telefon. Ne e kemi prekur lirinë më tha. Ishte më 9 prill”, ka treguar mes lotësh Shukrija.

Gruaja e Agim Ramadanit ka treguar edhe momentin kur ai vendosi t’i bashkohej luftës

“Agimi e kreu të vetën. Ia dha hakun detyrës. Hyri si ushtarak në Kosovë, më 24 qershor 1998 dhe u vendos në Zonën e Dukagjinit: në Bjeshkët e Deçanit, Junikut, Jasiqit, Gjocajve, Batushës. Popullata civile e këtyre viseve ishte në rrezik të madh nga okupatorët serbë dhe nga minimet e zonave të këtushme. Ai bëri çminimin e zonës, duke i kaluar rreth 1 500 fëmijë, gra e pleq përtej kufirit të pjesës së pushtuar të Shqipërisë Etnike”, ka thënë ajo.

Më tutje, Shukrije Ramadani ka thënë se vendimi për të marrë pjesë në luftë, Agimit nuk i ka puruar aty për aty.

“Nuk është marrë brenda ditës e as brenda muajit. Ai vendim ka qenë që nga fëmijëria e tij. Kemi ëndërruar që Kosova të mos ishte kështu, por të ishte e bashkuar me shtetin amë. Të gjitha pjesët shqiptare të bashkohen në një trung. Ai donte që nga brenda t`i hynte armikut”, ka rrëfyer Shukrija.

Më 11 prill 1999, teksa po vëzhgonte terrenin në vendin e quajtur “Rrasat e Koshares”, plumbi i një snajpersiti serb e goditi për vdekje Agimin. Ai ra heroikisht dhe more me vete idealin: heqja e kufirit në mes të trojeve shqiptare.

“Shokët e tij, Bekimi me Hilmiun, më treguan se ishte plagosur rëndë. Nuk iu besoja. I thoja se ai do të më thërriste vetë për të më treguar. U nisëm për në Shqipëri. Atje më treguan se është vrarë. Vrasja u fsheh nga ushtarët shqiptarë për ditë të tëra sepse ata ishin shumë të lidhur me të”, ka thënë Shukrije Ramadani për “Front Online”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Kosovës sot zhvillohen një serë aktivitetesh me rastin e…