Ballacku rikthehet te Chelsea

25 maj 2018 | 15:31

Ish-mesfushori i Chelseat, Michael Ballack është një nga kandidatët kryesor për tu emëruar drejtor sportiv i skuadrës angleze.

Shaun Botterill/Getty Images Sport

“The Standard” raporton se Ballack është një emër shumë i pëlqyer nga bordi i Chelseat për të marrë pozitën e të shkarkuarit Michael Emenalo. Ish-lojtari gjerman ka luajtur për Chelsean nga viti 2006 deri në vitin 2010, duke fituar pesë trofe përfshi edhe premier Ligën.

Emra të tjerë në listë për këtë pozitë janë edhe Juliano Belletti dhe Luis Campos.

Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, të premten ka…