‘Ballistët’ e Tetovës drejt Prishtinës: Asgjë nuk mund të arsyetohet, kur është në pyetje gjaku dhe kombi shqiptar

12 korrik 2022 | 14:01

Llapi pritet të ketë mbështetje të madhe të enjten mbrëma në ndeshjen e kthimit të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Buduçnostit.

Llapjanët u pritën keq në Podgoricë, ku u vërshëllyen dhe u fyen, jo vetëm ata, por edhe krejt kombi shqiptar, nga tifozët pro-serbë nga Podgorica.

E tash, shqiptarët nga të gjitha anët janë mobilizuar për ta pritur skuadrën malazeze “si në ferr”.

Prej tifo-grupeve që e konfirmon pjesëmarrjen në Prishtinë është edhe ai nga Tetova “Ballistët”.

Ata e kanë bërë një postim në rrjetet sociale, ku kanë njoftuar se gjithmonë janë prezentë aty ku e do vendi dhe rendi, për të mirën e kombit shqiptar.

Më poshtë keni njoftimin e tyre (pa ndërhyrje):

JAM DJALË NGA TETOVA

MË KA THIRRË ATDHEU

BALLISTËT udhëtojnë drejt Prishtinës, në përkrahje të vëllezërve KOSOVARË !!!

Asgjë nuk mund të arsyetohet, kur është në pyetje gjaku dhe kombi SHQIPTARË !

Udhëtimi do të bëhet me vetura private, kurse takimi jonë do të jetë te stadiumi i qytetit!

Data: 14 Korrik 2022 (Ora – 16:00)

Për më shumë info, na kontaktoni në mesazh!

O SA MIRË ME QENË SHQIPTARË.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester City ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Rodrin…