Ballisti i del në mbrojtje ‘Kuqezinjve të Jakovës’: Askush nuk do ta shuajë frymën shqiptare

25 tetor 2022 | 16:28

Tifo-grupi i Vëllaznimit, “Kuqezinjtë e Jakovës” kanë reaguar pasi policia ka nisur hetimet ndaj tyre për djegien e flamurit serb.

“Këtë komunikatë po e nisim me një urim. Urime ia dolët t’i gëzoni zagarët tuaj, policia ndërmori masa, dhe po arreston djemtë e ‘Kuqezinjve. Po ua bëjmë me dije, hapni burgje, se do kallim çdo ndeshje flamurët e tyre, neve na u kallen shtëpitë, familjarët, e zemrat tona, askush nuk hetoj asgjë. Ishim prezent në të gjitha luftërat, në të gjitha frontet, ne jemi bijtë e dëshmorëve, e luftëtarëve të qytetit tonë, ne ua kemi borxh t’ua mbrojmë nderin”, është thënë ndër tjera në postimin e tyre.

E në përkrahje të tyre ka dalë edhe Ismail Morina, i njohur si Ballisti.

“Mbështetja pa kushte për Kuqezinjtë e Jakovës. Askush nuk do e shuajë frymën shqiptar”, ka shkruar Ballisti në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur në…