Ballkani do të përballet me Shkupin, nëse e eliminon Klaksvikun

10 gusht 2022 | 14:50

Shkupi është eliminuar nga kualifikimet e Ligës së Evropës, pasi është mposhtur nga Shamrock Rovers me rezultat të përgjithshëm 5-2. Në ndeshjen e zhvilluar në qytetin e Shkupit, vendasit pësuan humbje me rezultat 1-2.

Golat për Shamrock u shënuan nga Aidomo Emakhu dhe Rory Nicholas Gaffney. Derisa për skuadrën shqiptare golin e vetëm e shënoi Sunday Damilare Adetunju. Shkupi tani garat do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës, ku pret fituesin e ndeshjes Ballkani-Klaksvik. Ballkani në ndeshjen e parë triumfoi me rezultat 3-2, dhe me një rezultat të barabartë skuadra kosovare kalon në “play-off”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pete Davidson dukej i dëshpëruar teksa u pa duke bërë…