Ballkani e konfirmon largimin e Albion Rrahmanit

06 gusht 2023 | 12:44

Ballkani ka konfirmuar se sulmuesi i tyre, Albion Rrahmani është larguar nga klubi suharekas.

Kampioni i Kosovës është pajtuar për shitjen e tij, ndonëse ata nuk e zbuluan klubin e ri të Rrahmanit.

“Çdo gol që ke shënuar, do të mbetet në zemrat e secilit tifoz të FC Ballkanit, në zemrat e secilit prej nesh. Çdo minut që ke djersitur me vetëmohim fanellën e klubit, do të ruhet në kujtesën e pashlyeshme, sepse kontributi yt ishte vlerë e madhe për rrugëtimin tonë të përbashkët”, ka njoftuar ky klub.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka postuar disa…