Ballkani e konfirmon ofertën për Arbër Hoxhën, klubi iranian kishte ofruar mbi gjysmë milioni euro

19 shkurt 2020 | 21:46

Arbër Hoxha padyshim është një nga talentet më të mëdha të Ballkanit dhe futbollit kosovar në përgjithësi.

Paraqitjet e tij të mira kishin rënë në sytë e klubit të njohur iranian Tractor gjatë fazës përgatitore të klubit therandas në Turqi.

Drejtori sportiv i Ballkanit, Idriz Hajrizi, ka folur për ofertën e klubit iranian, duke e sqaruar të gjithë ngjarjen.

Oferta e Tractor në drejtim të Ballkanit për sulmuesin anësor, ishte mbi 500 mijë euro.

“Në ditën e tretë sa ishin në përgatitje në Turqi, kemi zhvilluar një ndeshje miqësore me Tractorin e Iranit. Pas pjesës së parë më kanë kërkuar informacione rreth Arbërit (Hoxhës). Më kanë pyetur për kontratë fillimisht”.

“Pasi kanë marr informacionet më kanë ofruar një shumë të konsiderueshme parash për ta liruar menjëherë. Ka qenë mbi gjysmë milioni euro”, tregon fillimisht Hajrizi për Telegrafin.

Hajdari që është një nga drejtuesit e klubit, ka thënë që ka qenë i befasuar me ofertën, duke ia kumtuar menjëherë lajmin presidentit të klubit, Arsim Kabashit.

“Jam befasuar me ofertën të them të drejtën. Gjatë bisedës me ta, kam shkruar me presidentin tonë (Arsim Kabashin) dhe i kam treguar për ofertën dhe shumën që po ofron ky klub”, thotë drejtori sportiv i klubit ‘portokalli’.

Por kjo ofertë është refuzuar nga “Cima”, siç njihet ndryshe presidenti i klubit therndas.

“Ai (Arsim Kabashi) më ka thënë që edhe nëse shuma është mbi 1 milion euro deri në qershor nuk e lëshojmë”, tregon ai.

Tutje Hajrizi tregon se si është refuzuar oferta dhe se kontaktet kanë mbetur për të vazhduar në verë.

“E kam vazhduar bisedën me ta dhe iu kam hënë faleminderit për interesimin dhe seriozitetin që kanë tregu. Ne jemi kampion vjeshtor dhe jemi në çerekfinale të Kupës, kështu që deri në qershor nuk mundta lirojmë lojtarin. Gjithsesi do të jemi në kontakt gjatë verës”, ka treguar ai.

Arbër Hoxha e ka nisur me gol stinorin pranveror duke shënuar në portën e Drenicës në fitoren 3-0.

Ballkani është lider në Superligë me 37 pikë, tri më shumë se Drita dhe Prishtina. 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka…