Ballkani humb derbin ndaj Prishtinës

04 prill 2021 | 16:52

Ballkani e ka humbur ndeshjen derbi kundër Prishtinës dhe në këtë mënyrë e humbi edhe pozitën e parë në Superligë.

Ndeshja e zhvilluar në Suharekë ishte mjaftë interesante, por në të u shënua vetëm një autogol që në fund i solli tri pikë të plota kryeqytetasve. Në minutën e 35-të, Armend Thaqi në tentim për të larguar topin shënoi autogol për 0-1. Vendasit u munduan të rikthehen në lojë, por pa sukses.

Prishtina me tri pikët e reja është rikthyer sërish në garë për titull dhe tash ka një pikë me pak se Ballkani në vendin e dytë dhe katër me pak se Drita që ka marrë pozitën e parë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kontrata e Lionel Messit me Barcelonën skadon në verë dhe…