Ballkani i motivuar për fitore

05 korrik 2022 | 11:37

Skuadra e Ballkani të hënë e zhvilloi seancën e fundit stërvitore, para se të debutojë sonte në arenën ndërkombëtare.

Kampionët e Kosovës do të përballen me kampionët e Lituanisë, Zalgiris, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e parë kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Nën urdhrat e trajnerit Ilir Daja, “portokallezinjt” zhvilluan sot seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Fadil Vokrri”, aty ku edhe do të zhvillohet ndeshja. Në njoftimin nga klubi i Ballkanit, thuhet se gjendja e futbollistëve është e mirë, teksa ata janë të motivuar për fitore.

“Ka përfunduar seanca e fundit stërvitore anti-Zalgiris. Skuadra e Ballkanit ka mbyllur stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër FK Zalgiris. Gjendja e futbollistëve para ndeshjes me Zalgirisin është e mirë dhe maksimalisht të motivuar për fitore. Na priftë e mbara Suharekë”, thuhet në njoftimin e klubit nga Suhareka. Ndeshja e parë mes Ballkanit dhe Zalgirisit do të zhvillohet nga ora 20:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valuta euro ka shënuar rënie, duke regjistruar nivelin më të…