Ballkani merr një pikë ndaj Dritës

15 shtator 2021 | 17:52

Skuadra e Ballkanit ka arritur të nxjerr një pikë nga ndeshja kundër Dritës në Gjilan, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 0-0.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte e baraspeshuar dhe rastet për shënim ishin të vogla, por në përfundim të kësaj pjese u regjistruan dy raste mjaftë të mira. Fillimisht sulmuesi Simonovski pati rast të mirë, por portieri Frashëri intervenoi për mrekulli duke mos lejuar që topi të përfundoi në rrjetën e portës së tij.

Në anën tjetër Mevlan Zeka provoi nga largësia, por topi përfundoi afër shtyllës pingule. As në pjesën e dytë nuk pati gola të shënuara dhe skuadrat ndanë pikët. Pa katër xhirove të zhvilluara të dyja skuadrat kanë grumbulluar nga tetë pikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja, sot i…