Ballkani përforcohet me talentin Bllaca

05 shtator 2023 | 13:54

FC Ballkani ka njoftuar se ka nënshkruar me futbollistin Arjol Bllacën. Bllaca ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare, deri në verën e vitit 2028.

“Kemi kënaqësinë ta prezantojmë para jush mesfushorin e ri, Arjol Bllaca, i cili është bashkuar me skuadrën kampione”, thuhet në njoftim. 18-vjeçari shkoi te Ballkani nga ekipi i 2 Korrikut, teksa cilësohet si një prej talenteve më premtues të futbollit kosovar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Genk ka kompletuar transferimin e Andi Zeqirit nga Brighton Hove&Albion.…