Ballkani – Shkupi, kjo skuadër favorizohet nga bastoret

25 gusht 2022 | 15:46

Ballkani sonte e ka rastin më të mirë që të futet në histori, si skuadra e parë e Kosovës, që futet në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Kampioni i Kosovës, ka përparësinë e terrenit (“Fadil Vokrri”, Prishtinë), por ka edhe epërsinë në rezultat ndaj kampionit të Maqedonisë së Veriut, skuadrës shqiptare Shkupi.

Përballja mes dy skuadrave shqiptare, Ballkanit dhe Shkupit, zgjon kureshtje të madhe të dashamirëve të kësaj loje.

Therandasit e fituan takimin e parë me rezultat 2:1, ndërsa sonte luhet sfida e kthimit kualifikues e “play-off”-it të Ligës së Konferencës.

Ballkanit i mjafton edhe barazimi. Edhe Shkupi synon historinë, për herë të parë të jetë në fazën e grupeve Sipas basteve ndërkombëtare, “10 Bet”, Ballkani hiqet favorit, 2.15 e ka koeficientin për fitore, 3.15 për barazim dhe 3.00 për triumfin e rivalit.

Bastet

Ballkani – Shkupi
Koeficienti 1 X 2

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Premier Liga mbetet kampionati më i fortë në Evropë, i…